Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj merr mbështetjen e presidentit kroat


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po i bën Kroacisë, ka takuar presidentin e këtij vendi, Ivo Josipoviq.

Shefi i diplomacisë kosovare ka falënderuar presidentin Josipoviq për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit kroat për zhvillimet në Kosovë.

“Kroacia në 20 vjetët e fundit ka ndihmuar për lirinë e Kosovës, ka ndihmuar edhe në periudhën e para dhe pas pavarësisë, ka ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat. Tani është koha që të kemi marrëdhënie edhe më të mira me shtetin dhe popullin kroat”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, presidenti kroat ka shprehur mbështetjen e shtetit të tij për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, duke ofruar përkrahje të mëtejshme të Kroacisë për integrimet evropiane të Kosovës.
XS
SM
MD
LG