Ndërlidhjet

Erdogan viziton Britaninë


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, të mërkurën nis vizitën dyditore në Britani.

Pranimi i Turqisë në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet në botën arabe pritet të jenë tema diskutimi me homologun britanik, Dejvid Kameron.

Erdogan të enjten do të pritet edhe nga Mbretëresha Elizabetë. Ai po ashtu do t’i adresohet forumit biznesor Turqi-Britani, ku do të kërkojë më shumë rrugë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG