Ndërlidhjet

Aleatët vazhdojnë misionin ushtarak në Libi


Partnerët ndërkombëtarë janë dakorduar për të vazhduar misionin e tyre ushtarak derisa udhëheqësi libian, Muamar Gadafi, nuk vepron në përputhshmëri të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur civilët.

Ministria e Jashtme britanike tha se fuqitë botërore kanë rënë dakord edhe për krijimin e një grupi të kontaktit për të koordinuar përpjekjet politike.

Katari është pajtuar të jetë nikoqir i mbledhjes së parë të këtij organi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Njoftimet e Ministrisë së Jashtme britanike vijnë pas përfundimit të konferencës ndërkombëtare për Libinë, e cila zhvilloi punimet në Londër.
XS
SM
MD
LG