Ndërlidhjet

SHBA sheh prani të Al Kaidës në Libi


Komandanti suprem i NATO-s, admirali amerikan, Xhejms Stavridis, tha se agjencitë e zbulimit kanë gjetur prani të vogël të Al-Kaidës dhe Hezbollahut në mesin e opozitës rebele në Libi.

Duke folur para komitetit të Senatit amerikan, Stavridis megjithatë tha se “udhëheqja rebele duket të përbëhet nga burra dhe gra të ndërgjegjshme, që luftojnë kundër kolonelit Muamer Gadafi”.
XS
SM
MD
LG