Ndërlidhjet

Japoni, rrezatimi në ujë kalon limitet


Uji i detit në afërsi të reaktorit numër një të centralit Fukushima përmban jod radioaktiv 3,355 herë më shumë se limitet e lejuara.

Megjithatë, Agjencia Japoneze për Energji Bërthamore ka hedhur poshtë efektet e mundshme të radioaktivitetit, përderisa banorët janë evakuuar nga zona.

“Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të punojmë në parandalimin e ndonjë rrjedhjeje të mëtejshme në det. Shifrat janë të njëjta si në leximet paraprake. Është konfirmuar edhe me Komisionin e Energjisë Atomike në Japoni se zona 20-kilometërshe e centralit Fukushima Daiçi është evakuuar, prandaj nuk ka gjasa të ndikojë te banorët”, tha zëvendësdrejtori i Agjenicë Japoneze për Energji Atomike, Hidehiko Nishijama.

Kryeministri Naoto Kan ka ritheksuar se qeveria e tij është në gatishmëri maksimale, përderisa gjendja në Fukushima mbetet "e paparashikueshme".
XS
SM
MD
LG