Ndërlidhjet

As Britania s’e përjashton armatosjen e rebelëve në Libi


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se qeveria e tij nuk e përjashton mundësinë e armatosjes së kryengritësve libianë.

“Embargoja e armëve zbatohet në tërë territorin e Libisë. Por, në të njëjtën kohë, Rezoluta 1973 e Këshillit të Sigurimit lejon të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur civilët dhe zonat e popullura me civilë”.

“Nga pikëpamja jonë, kjo nuk e përjashton domosdoshmërisht dhënien e asistencës atyre që mbrojnë civilët në rrethana të caktuara. Pra, siç e kam thënë edhe më herët, ne nuk e përjashtojmë si mundësi, por nuk kemi marrë vendim për të bërë një gjë të tillë”, u tha Kameron ligjvënësve në Londër.
XS
SM
MD
LG