Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit rifitojnë terenin



Forcat besnike të Moamer Gadafit kanë ripushtuar sot tre qytete në Lindje të Libisë, teksa fuqitë botërore po e konsiderojnë armatimin e kryengritësve.

Besnikët e Gadafit të mbështetur nga tanket dhe artileria kanë arritur në paralagjet e qytetit Axhdabia, 160 km në lindje të Bengazit, pasi i ripushtuan qytetet Ras Lanuf, Ukailla dhe Brega.

Kundërofenziva e fundit e Gadafit erdhi një ditë pasi kryengritësit avancuan 100 km në lindje të qytetit Sirte, vendlindjen e udhëheqësit libian.

Në perëndim, besnikët e Gadafit ende e mbajnë të rrethuar qytetin Misrata.

Ndërkohë, SHBA dhe Britania thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë e armatosjes së kryengritësve.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska beson se fuqitë e huaja nuk kanë të drejtë t'u dërgojnë armë kryengritësve në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG