Ndërlidhjet

Gruevski propozon zgjedhjet në 5 qershor



Kryeministri i Maqedonisë dhe njëherit kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka propozua që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor, 2011.

Gruevski e deklaroi këtë datë pak orë pasi lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski tha se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje pa asnjë kusht.

“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, VMRO-DPMNE do t'i propozojë Parlamentit që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor”, ka thënë Gruevski.
XS
SM
MD
LG