Ndërlidhjet

SHBA shfaqin dyshime për të dërguarin e Libisë në KB



Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur dyshime për emërimin e ish ministrit të Jashtëm të Nikaraguas si i dërguar i Libisë në Kombet e Bashkuara.

Nikaragua tha se Miguel D'Esoto do ta përfaqësojë Libinë në organizatën botërore.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Sjuzan Rajs, tha se D'Esoto aktualisht ndodhet në SHBA me vizë turistike, e cila "nuk i lejon të përfaqësojë asnjë vend në Kombet e Bashkuara".

Shumica e diplomatëve në misionin libian, përfshirë ambasadorin dhe zëvendësin e tij, e braktisën regjimin e Moamer Gadafit dhe mbajtën anën e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG