Ndërlidhjet

KB: Sanksione të reja Gbagbos së Bregut të Fildishtë



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar sanksione kundër udhëheqësit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, dhe ka kërkuar që menjëherë t'ia dorëzojë pushtetin presidentit të njohur ndërkombëtarisht.

Të gjitha 15 vendet e këshillit votuan për ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të Gbagbo, gruas së tij, dhe tre bashkëpunëtorëve më të ngushtë.

Gbagbo refuzon të tërhiqet në favor të Alesane Outara, për të cilin Kombet e Bashkuara dhe pothuaj të gjitha vendet thonë se fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor.
XS
SM
MD
LG