Ndërlidhjet

Stefanoviq: Përparimi më i vogël se'ç pritej



Raundi i dytë i bisedimeve me Prishtinën ka shënuar përparim të caktuar, por jo aq sa priste Beogradi, ka deklaruar negociatori serb, Borko Stefanoviq.

"U arrit përparim rreth çështjes së energjisë elektrike. Gjetëm pika të përbashkëta rreth rregullimit të furnizimit me rrymë në Kosovë dhe funksionimin e kompanisë sonë në mënyrë të duhur", tha Stefanoviq për gazetën "Novosti".

Prishtina i kërkon origjinalet e regjistrave të amzës, por ne nuk mund t'ua japim, tha Stefanoviq, duke shtuar se lidhur me vulën e doganave nuk është bërë progres.

Stefanoviq ka theksuar se realiteti në veriun e Kosovës imponon nevojën që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, e jo me ndarjen e problemeve të veçanta, ndërsa Prishtina pohon se për të kjo është "çështje joekzistente".
XS
SM
MD
LG