Ndërlidhjet

Të premten, sërish protesta në Siri



Kundërshtarët e regjimit në Siri kanë bërë thirrje për më shumë protesta në të gjithë vendin gjatë të premtes. Thirrja vjen një ditë pas fjalimit të shumëpritur të presidentit Bashar al Asad, i cili fajësoi "armiqtë" për trazirat e fundit.

Protestuesit kërkojnë reforma politike, e para së gjithash heqjen e ligjit të gjendjes së emergjencës, që ekziston prej pesë dekadash. Agjencia shtetërore e lajmeve raporton se një komision është ngritur për të studiuar zëvendësimin e ligjit për gjendje të jashtëzakonshme me legjislacion të ri lidhur me politikat e sigurisë kombëtare dhe të kundër-terrorizmit.

Aktivistët thonë se mbi 30 veta janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në protestat e dy javëve të fundit, kryesisht në qytetet e Daras dhe Latakias.
XS
SM
MD
LG