Luftime të ashpra janë zhvilluar në Abixhan, qytetin kryesor të Bregut të Fildishtë. Përleshjet kanë ndodhur mes mbështetësve të presidentit të pranuar ndërkombëtarisht Alasane Outara dhe atyre të Loren Gbagbos, i cili nuk pranon të largohet nga posti i presidentit pas humbjes së zgjedhjeve më 28 nëntor.
Raportet flasin për sulme të mbështetësve të Outarës ndaj rezidencës së Gbagbos në Abixhan. Forcat e Outarës kanë marrë kontrollin e televizionit shtetëror.