Ndërlidhjet

Stefanoviq: Bisedimet po udhëhiqen sipas Kushtetutës së Serbisë


Rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të mbahej në mes të muajit prill në Bruksel, ndërsa në rend të ditës do të jetë mbyllja e temave të filluara, tha sot kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.

“Bisedimet po udhëhiqen në harmoni me Kushtetutën e Serbisë”, tha zoti Stefanoviq, gjatë një diskutimi për perspektivën e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Këto bisedime kanë filluar më 8 mars në Bruksel dhe ato lehtësohen nga Bashkimi Evropian.

Udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në këtë dialog, është zëvendës kryeministrja Edita Tahiri.
XS
SM
MD
LG