Ndërlidhjet

Maqedoni, Kosovë: U nënshkrua marrëveshja për patrullim kufitar


Maqedonia dhe Kosova sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullimet e përbashkëta policore në kufirin mes dy shteteve.

Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga ministrja e punëve të brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, dhe ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Gjatë qëndrimit njëditor në Shkup, Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska, kanë diskutuar edhe për procesin e hapjes së vendkalimeve të reja kufitare mes dy vendeve dhe për mundësinë e lëvizjes së qytetarëve vetëm me letërnjoftime.
XS
SM
MD
LG