Ndërlidhjet

Turqi: Janë vrarë shtatë kryengritës kurdë


Zyrtarët e Turqisë thonë se nga dy përleshje të ndara të trupave me kryengritësit kurdë, afër kufirit me Sirinë, janë vrarë shtatë rebelë dhe janë plagosur tre ushtarë.

Përleshjet e sotme ishin më të ashprat prej se kryengritësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), muajin e kaluar, e përfunduan armëpushimin gjashtëmujor, duke thënë se qeveria e Turqisë, i ka injoruar një varg të kërkesave, përfshirë edhe përmirësimin e kushteve të burgosjes së liderit Abdullah Oçallan, që është në burg.

Zyra e guvernatorit lokal tha se luftimet kishin shpërthyer sot afër qytetit kufitar, Hasa, pasi një grup i kryengritësve, e injoroi ftesën e trupave të dorëzohet dhe ka hapur zjarr.

Ndaras nga kjo, agjencia shtetërore e lajmeve, Anatolia, raportoi se kryengritësit ia kishin zënë pritën një makine ushtarake, afër qytetit Hasanbejli, në veri, duke shkaktuar përleshje, nga e cila u plagosën tre ushtarë.
XS
SM
MD
LG