Ndërlidhjet

Irak: Nga përleshjet gjatë protestës – 16 policë të plagosur


Së paku 16 policë janë plagosur sot në përleshjet gjatë protestave kundër dy partive kryesore kurde në Sulejmania, në pjesën veriore të Irakut.

Janë plagosur edhe një protestues dhe një gazetar.

Dëshmitarët thanë se afro 4 mijë njerëz ishin tubuar në Sheshin Tahrir në qendër të qytetit, që është 270 kilometra në veri të Bagdadit, pas faljes së Xhumasë.

Prej 17 shkurtit, Sulejmania ishte skenë e demonstratave të shpeshta nga mijëra njerëz, që e kritikonin partinë kurde të presidentit Xhalal Talabani dhe atë të Masud Brazanit.
XS
SM
MD
LG