Ndërlidhjet

Libi, beteja për qytetin Brega


Opozita në Libi ka lëvizur drejt qytetit Brega, rreth 80 kilometra në lindje të Axhdabias, porse është zmbrapsur nga forcat besnike të Muamer Gadafit.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se do të përfundojë sot misionet e komandës, duke ua lënë drejtimin anëtarëve të tjerë të NATO-s.

Qeveria e Libisë ka hedhur poshtë kushtet për armëpushim, të ofruara nga kryengritësit rebelë.

Ndërkohë, një i dërguar i Gadafit raportohet të ketë udhëtuar në Londër për bisedime sekrete, të cilat kanë qëllim hartimin e një strategjie dalëse për udhëheqësin libian.
XS
SM
MD
LG