Ndërlidhjet

Dorëzim-pranimi i detyrës së presidentit bëhet të hënën


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, merr postin e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës.

Me kërkesë të presidentit të deritashëm, zotit Behxhet Pacolli, dorëzim-pranimi i detyrës do të bëhet të hënën, ndonëse fillimisht ishte parlajmëruar për sot.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës nga presidenti i shpallur në mënyrë jokushtetuese do të bëhet në kabinetin e presidentit.
XS
SM
MD
LG