Ndërlidhjet

AKR shqyrton largimin nga koalicioni


AKR-ja ka shqyrtuar gjatë natës mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës me PDK-në. Në një njoftim për mediat, AKR-ja bëri të ditur se është e gatshme ta shkëpusë marrëveshjen me PDK-në.

“Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes së menjëhershme të koalicionit qeverisës. Qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend".

"AKR në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të ndërprejë kontratën e koalicionit qeverisës nëse kjo kontratë nuk do të përmbushet në tërësinë e saj”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Njoftimi i AKR-së vijon atë të Presidencës që njoftoi se, me kërkesë të Behxhet Pacollit, është shtyrë dorëzimi i detyrës tek ushtruesi i detyrës së presidentit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, për të hënën.
XS
SM
MD
LG