Ndërlidhjet

NATO heton pohimet për vrasjen e rebelëve


NATO tha se ka nisur të hetojë pohimet që flasin për dhjetëra rebelë të vrarë nga sulmet e aleatëve kundër caqeve të Gadafit.

“Ne jemi duke i hetuar këto raporte. Misioni i NATO-s është të mbrojë civilët dhe zonat e banuara me civilë nga sulmet”, ka thënë zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungesku.

Forcat opozitare thanë se të paktën 13 rebelë kanë humbur jetën kur aeroplanët e koalicionit kanë bombarduar disa zona në mes të qyteteve Axhdabia dhe Brega.
XS
SM
MD
LG