Ndërlidhjet

Riad: 5,080 të dënuar për terrorizëm


Arabia Saudite ka dënuar 5,080 persona, të gjetur fajtorë për vepra të ndryshme terroriste.

Ndonëse nuk jep ndonjë afat kohor, agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të prokurorisë, thotë se 2,215 raste janë transferuar në gjykatën speciale për terrorizëm.

Në vitin 2003, Al-Kaida filloi një fushatë për të përmbysur monarkinë saudite.

Të mbështetura nga ekspertët e huaj, autoritetet në Riad kanë arritur të shkatërrojnë kampanjën, e cila kishte në shënjestër ambasadat dhe objektet e naftës.
XS
SM
MD
LG