Ndërlidhjet

Luftime në Misrata, disa të vrarë


Forcat besnike të Muamer Gadafit kanë vazhduar fushatën e rreptë të sulmeve ndaj rebelëve në qytetin Misrata. Raportet flasin për disa civilë të vrarë në luftime.

Autoritetet spitalore thonë se mbi 240 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i dhunës në këtë qytet.

Në anën tjetër, NATO tha se ka nisur të hetojë pohimet që flasin për dhjetëra rebelë të vrarë nga sulmet e aleatëve kundër caqeve të Gadafit.

“Ne jemi duke i hetuar këto raporte. Misioni i NATO-s është të mbrojë civilët dhe zonat e banuara me civilë nga sulmet”, ka thënë zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungesku.

Forcat opozitare thanë se të paktën 13 rebelë kanë humbur jetën kur aeroplanët e koalicionit kanë bombarduar disa zona në mes të qyteteve Axhdabia dhe Brega.

Qeveria e Libisë ka hedhur poshtë ofertën e kryengritësve për armëpushim.
XS
SM
MD
LG