Ndërlidhjet

Pastori Xhons fajëson myslimanët për dhunën


Pastori i kishës në Florida, Teri Xhons, i cili ka urdhëruar djegien e Kuranit në muajin mars, ka fajësuar Islamin për shkaktimin e dhunës vdekjeprurëse.

“Unë mendoj se ata nuk kanë të drejtë të vrasin njerëz. Nëse një fqinj më fyen mua, pa marrë parasysh se çfarë më bën, kjo nuk ma jep të drejtën të thyej shtëpinë e tij dhe ta vras. Por, unë mendoj se ata padyshim kanë të drejtë të protestojnë”, ka thënë Xhons.

Djegia e Librit të Shenjtë ka nxitur protesta në Afganistan, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë humbur jetën të paktën 20 persona.

"Ne nuk jemi kundër, ta zëmë, myslimanëve që migrojnë në Amerikë, që migërojnë ligjërisht në Amerikë. Ata janë të mbrojtur me Kushtetutë. Ajo çfarë presim nga myslimanët që vijnë në Amerikë është ta nderojnë dhe respektojnë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara", ka thënë Xhons.
XS
SM
MD
LG