Ndërlidhjet

Petraeus: Djegia e Kuranit, ka krijuar rrezik të ri në Afganistan


Gjenerali amerikan, David Petraeus, komandant i forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, thotë se djegia e Kuranit në një kishë të vogël në Floridë, ka krijuar rreziqe shtesë për misionin kundër talibanëve.

Së paku 22 vetë, përfshirë edhe 8 punëtorë të jashtëm të OKB-së, janë vrarë në Afganistan, prej të premtes, gjatë tri ditëve të protestave të dhunshme, kundër djegies së Kuranit, nga ana e një besimtari esktremist të krishterë.

Në një intervistë për të përditshmne Wall Street Journal, Petraeus e ka përshkruajtur djegien e 20 marsit të Librit të Shenjtë Mysliman, si “urrejtje, mosrespektim ekstrem dhe intorelancë të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, zemërimi dhe dhuna në Afganistan, për shkak të djegies së Kuranit, kanë shkaktuar “sfidë serioze shtesë të sigurisë në vendin, që ballafaqohet me sfida të konsiderueshme të sigurisë”.
XS
SM
MD
LG