Ndërlidhjet

Limak zyrtarisht e mori menaxhimin e Aeroportit të Prishtinës


Konzorciumi turko-francez, Limak dhe Aeroport de Lyon MAS, e morën sot zyrtarisht menaxhimin e plotë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Drejtori i deritashëm i ANP-së, Agron Mustafa, tha se ky “është projekti i parë madhor në Kosovë i partneritetit publiko-privat, i cili për më tepër do të rezultoj shumë i suksesshëm”, pasi sipas tij, prapa qëndron “një kompani e madhe, siç është Limak dhe Airport de Lyon MAS”, ka njoftuar ANP-ja.

Ky partneritet publiko-privat parasheh dhënien me koncesion të ANP-së për 20 vitet e ardhshme, ku parashihet, që i vetmi aeroport në Kosovë, të modernizohet dhe të zgjerohet në 25 mijë metra katrorë, nga investimet prej mbi 100 milionë euro, që do t’i kryejnë kompanitë e përmendura.
XS
SM
MD
LG