Ndërlidhjet

Kuvajti do t'i njohë rebelët libianë



Kuvajti do t'i njohë zyrtarisht forcat kryengritëse të Libisë brenda disa ditëve, transmetohet të ketë thënë ministri i jashtëm.

"Ne tashmë i kemi njohur ata në kuptimin praktik dhe zyrtarisht do t'i njohim në ditët e ardhshme", i ka thënë agjencisë Reuters ministri i Jashtëm Sheikh Mohammad al-Salem al-Sabah.

Muajin e kaluar, Katari u bë vendi i parë arab që i njohur kryengritësit libianë si përfaqësues legjitim.
XS
SM
MD
LG