Ndërlidhjet

Luftime të reja në Bregun e Fildishtë



Ka pasur luftime të reja në Abixhan, qyteti kryesor i Bregut të Fildishtë. Luftimet janë zhvilluar mes forcave të presidentit të pranuar ndërkombëtarisht Alasane Ouatara dhe presidentit në largim Lorent Gbagbo. Ky i fundit nuk pranon të largohet nga posti megjithë humbjen në zgjedhje.

Të hënën mbështetësit e Ouatarës thanë se kanë marër kontrollin e rezidencës së Gbagbos në Abixhan, por lajmi nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Forcat e OKB-së në bashkëpunim me helikopterët francezë kanë sulmuar caqe të Gbagbos, pasi trupat e këtij të fundit kanë vënë disa herë në shënjestër personelin e Kombeve të Bashkuara dhe civilët.
XS
SM
MD
LG