Ndërlidhjet

Ivanov: Vetëm ekonomia çimenton raportet ruso-amerikane



Hapi i ardhshëm për një fillim të ri në marrëdhëniet SHBA-Rusi është përmirësimi i lidhjeve ekonomike, tregtare dhe investimeve mes dy vendeve, tha Sergei Ivanov, zëvendëskryeministri rus.

Pa forcim të bashkëpunimit ekonomik raportet mes dy vendeve nuk do të çimentohen, tha Ivanov në Nju Jork në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

Në vitin 2010 bilanci tregtar mes dy vendeve ishte 23.5 miliardë dollarë. Kjo e bën SHBA-në të tetin në mesin e partnerëve tregtarë të Moskës. Rusia nga ana tjetër nuk është as në mesin e 20 vendeve kryesore në listën e partnerëve ekonomikë, çfarë është "turp" sipas Ivanovit.
XS
SM
MD
LG