Ndërlidhjet

Në Siri protesta për "Javën e Martirëve"



Organizatorët e protestave anti-qeveritare në Siri kanë bërë thirrje për organizimin e "Javës së martirëve", në nderim të atyre që janë vrarë gjatë demostratave të javëve të fundit.

Thirrja është bërë publike në Facebook nga grupi i njohur si "Revolucioni Sirian 2011". Ata kanë kërkuar që protestat të zhvillohen larg kryeqytetit, kryesisht në qytetet bregdetare.

Aktivistët thonë se mbi 130 persona janë vrarë që nga 15 marsi në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Burimet zyrtare flasin për 30 të vrarë dhe fajësojnë grupime të huaja që synojnë të përçajnë vendin.
XS
SM
MD
LG