Ndërlidhjet

UE: Kritikohen ndërhyrjet e jashtme në Libi, Breg të Fildishtë


Kryesuesi i Unionit Afrikan (UA), Teodoro Obiang Nguema, sot ka dënuar ndërhyrjet e jashtme ushtarake në Bregun e Fildishtë dhe Libi.

Zoti Nguema, që është edhe president i Guinesë Ekuatoriale, në një konferencë ndërkombëtare në Gjenevë, tha se “Afrikës nuk i duhet asnjë ndikim i jashtëm” dhe shtoi se “problemet e Afrikës nuk mund të zgjidhen me pikëpamjen evropiane, amerikane ose aziatike”.

Sipas tij, Unioni Afrikan “do të duhej të implikohej në probleme kushtetuese” në Bregun e Fildishtë, Sudan, Egjipt,Tunizia dhe Libia.
XS
SM
MD
LG