Ndërlidhjet

AAK: Shqetësim i thellë për burgosjen e Blerim Kuçit


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për burgosjen prej 30 ditësh të sekretarit organizativ të AKK-së, Blerim Kuçi, njëherësh kryetar i Komunës së Suharekës, “për shkak të refuzimit të dëshmisë, për të njollosur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Mëtutje, AAK-ja i bën thirrje EULEKS-it që t’i përmbahet prioriteteve të veta për sundimin e ligjit në Kosovë, e të mos prek në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se e mbështet dhe e respekton qëndrimin e Blerim Kuçit “në mbrojtje të vlerës së Luftës Çlirimtare në Kosovë, dhe pret lirimin e shpejtë të tij dhe kthimin e tij në krye të detyrave në parti dhe në Komunën e Suharekës”.
XS
SM
MD
LG