Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për lidhjet e Iranit me Amerikën Latine


Shefi i Komandës Jugore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Dagllas Frejzer, tha se Irani po i zgjeronte lidhjet e tij në Amerikën Latine, përtej marrëdhënueve të tij të afërta me Venezuelën, shqetësim ky që në Shtetet e Bashkuara ndiqet për së afërti.

Gjenerali Frejzer, mbrëmë gjatë një dëgjimi në Komitetin për shërbime të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, tha se përpjekjet e Iranit për zgjerim të lidhjeve rajonale kanë për qëllim “reduktimin e ndikimit të sanksioneve të lidhura me programin e tij bërthamor”.

Sipas tij, Irani pothuajse e ka dyfishuar numrin e ambasadave në rajon, nga 6 në vitin 2005, në 10 sosh në vitin e kaluar, ndërsa ka ndërtuar qendra kulturore në 17 vende.

Gjenerali Frejzer tha se vitin e kaluar Irani, poashtu, i kishte pritur shefat e shteteve të Bolivisë, Guajanës dhe Venezuelës.
XS
SM
MD
LG