Ndërlidhjet

NATO: Do të mbrohet popullata civile në Misrata të Libisë


NATO-ja sot ka shprehur përkushtimin për të bërë çdo gjë të mundshme për ta mbrojtur popullatën e Libisë, e rrethuar në qytetin Misrata, që është bazë e kryengritësve kundër regjimit të Muamer Gadafit.

Zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero, tha sot se Misrata është “prioritet numër një”, pasi kryengritësit në Libi e kishin akuzuar aleancën për dështim që t’i mbroj civilët në Misrata, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Libi.

Komandanti i forcave kryengritëse, Abdel Fatah Junes, tha mbrëmë se aeroplanat e aleatëve nuk kanë bërë asgjë, derisa forcat lojale të Gadafit, për 40 ditë me radhë e kanë bombarduar me artileri qytetin Misrata, që është 200 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli.
XS
SM
MD
LG