Ndërlidhjet

Robert Gejts viziton Arabinë Saudite


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts e vizitoi sot Arabinë Saudite për t’i diskutuar me Mbretin Abdullah zhvillimet në vendet arabe.

Arabia Saudite, eksportues më i madh i naftës në botë dhe aleat kryesor i SHBA-ve në rajon, nuk ka parë protesta popullore të shkallës që i përmbysën liderët arabë në Tunizi dhe Egjipt.

Në mbretëri ka patur vetëm disa protesta të kufizuara paqësore, kryesisht nga shiitët në lindje të vendit.

Në mars, Saudia dërgoi 1.000 trupa në Bahrein, për ta ndihmuar që ta frenojë kryengritjen e shiitëve në mbretërinë fqinje.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhef Morell, tha se programet raketore dhe bërthamore të Iranit, si dhe shqetësimet rreth trazirave në botën arabe, do të jenë në “fokusi kryesor” i bisedimeve të sekretarit Gejts me mbretin saudit.
XS
SM
MD
LG