Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohet krimineli i luftës nga Kroacia



Policia e Gjermanisë tha se ka arrestuar sot një shtetas amerikan 42 vjeçar të lindiur në Kroaci, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për krime të luftës në ish Jugosllavi.

Autoritetet thanë se njeriu, të cilin policia nuk e identifikoi, ishte kapur në aeroportin e Diseldorfit mbi bazë të një fletëarresti ndërkombëtar.

Gjykata Supreme e Kroacisë e pat dënuar njeriun për rolin e tij në vrasjen e 43 civilëve në 18 nëntor, 1991, pasi fshati Skabrnja u pushtua nga njësitet paramilitare serbe dhe trupat e ushtrisë jugosllave.
XS
SM
MD
LG