Ndërlidhjet

Portugalia kërkon ndihmën e BE-së



Pas disa muajsh duke ripërsëritur se nuk ka nevojë për ndihma nga jashtë, Portugalia tash ka vendosur të kërkojë financa nga Bashkimi Evropian.

Vendi i 10.5 milionë banorëve u bë anëtari i tretë i eurozonës që kërkon ndihma pas Greqisë dhe Irlandës.

Kryeministri Zhoze Sokrates tha se refuzimi i parlamentit për masa shtesë të kursimit e bëri të pashmangshme kërkimin e ndihmave.

Zyrtarët e eurozonës vlerësojnë se Lisbona ka nevojë për 60 deri 60 miliarda euro ga BE-ja dhe FMN-ja gjatë tre viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG