Ndërlidhjet

Obama dhe Karzai dënojnë djegien e Kuranit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe presidenti i Afganistanit Hamid Karzai e kanë dënuar djegien e Kuranit nga pastori fundamentalist i një kishe të vogël në Florida.

Gjatë një videokonference, dy presidentët e dënuan edhe dhunën vdekjprurëse që u nxit nga incidenti.

Shtëpia e Bardhë tha se Karzai dhe Obama kanë biseduar edhe një varg çështjesh tjera, përfshirë dorëzimin gradual të sigurisë në Afganistan nga trupat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të NATO-s.
XS
SM
MD
LG