Ndërlidhjet

Zbulohen 40 kufoma në Maksikë



Të paktën 40 kufoma janë zbuluar në një fermë në San Fernando në shtetin meksikan Tamaulipas në kufi me SHBA-të.

"Për momentin po zhvillojmë hetime mbi kufomat që u gjetën para dy ditëve në një varrezë të përbashkët në fshatin La Hoja. Duket se bëhet fjalë për 40 deri 60 kufoma", tha zëdhënësi i prokurorisë.

Raportohet se kufomat janë zbuluar nga një patrullë e ushtrisë.

Më parë, në rrethinat e San Fernandos autoritetet meksikane kishin zbuluar kufomat e 72 imigrantëve nga Amerika qendrore dhe jugore, të cilët, sipas deklaratave të një të mbijetuari, i kishin vrarë pjesëtarët e një karteli të drogës.
XS
SM
MD
LG