Ndërlidhjet

Izraeli i kërkon ndihmë Francës t'i evakuojë diplomatët



Ministri i Jashtëm francez tha se Izraeli i ka kërkuar Francës t'i ndihmojë t'i evakuojë diplomatët e tij nga Bregu i Fildishtë, ku vazhdojnë përleshjet e forcave besnike të dy rivalëve për president.

Ministri Alen Zhype tha se kërkesa e Izraelit ishte një ndër kërkesat e numërta që ka pranuar Franca.

Trupat franceze janë dislokuar në Bregun e Fildishtë për t'i mbështetur paqëruajtësit e Kombeve të Bashkuara në këtë ish koloni franceze.
XS
SM
MD
LG