Ndërlidhjet

Gejts: Irani mund të shfrytëzojë trazirat në botën arabe


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha sot se Irani dhe grupet ekstremiste do të mund të shfrytëzonin trazitrat që kanë përfshirë botën arabe. Gejts i ka bërë këto komente sot, gjatë një vizite në Irak.

Ai gjithashtu ka thënë se liderët arabë, veçanërisht ata në Egjipt, mbeten të shqetësuar në parandalimin e islamistëve radikalë për të shfrytëzyar ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme.

Gejts arriti në Bagdad të mërkurën pas një udhëtimi të shkurtër në Arabinë Saudite, ku edhe kritikoi ashpër Iranin pas bisedimeve me Mbretin Abdullah.

Në Irak, Gejts pritet të takohet me kryeministrin e atjeshëm, Nuri Al-Maliki, presidentin Xhalal Talabani dhe liderin rajonal kurd, Masud Barzani.
XS
SM
MD
LG