Ndërlidhjet

Meksiko goditet nga tërmeti


Zyrtarët amerikanë dhe ata meksikanë njoftojnë se një tërmet i fuqishëm 6.5 shkallësh ka goditur sot Meksikon qendrore dhe atë jugore, por raportet e para thonë se nuk ka viktima në njerëz.

Ekspertët amerikanë pohojnë se tërmeti ka goditur rajonin Verakruz, afër qytetit Las Çoapas, që gjendet rreth 630 km në juglindje të kryeqytetit, Meksiko Siti.

Tërmeti ishte 167 km i thellë dhe banorët thonë se ai shkundi ndërtesat dhe restorantet në kryeqytet.

Qendra e Paqësorit për Cunami ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se nuk ka dhënë ndonjë vërejtje për mundësinë e cunamit.
XS
SM
MD
LG