Ndërlidhjet

Prishtinë, tryezë për liberalizimin e vizave


Në një takim të mbajtur në Prishtinë midis institucioneve qendrore të Kosovës, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe atyre të komunave të Kosovës, është diskutuar procesi i liberalizimit të vizave, përkatësisht riintegrimi i personave të riatdhesuar si një nga parakushtet.

Khaldoun Sino, nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian, mes tjerash tha:

“Mbështetja jonë nuk vihet në pikëpyetje, ju keni fonde të papërdorura, duhet t'i identifikoni nevojat e njerëzve dhe t’i shfrytëzoni ato, sepse është përgjegjësi e nivelit qendror të përkushtohet në këtë proces”.

Në një njoftim të lëshuar nga kabineti për informim i Ministrisë për Integrime Evropiane, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, citohet të ketë ftuar kryetarët e komunave që “të përkushtohen maksimalisht në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, gjë që do të ndihmonte në fillimin e dialogut për procesin e liberalizimit të vizave”.
XS
SM
MD
LG