Ndërlidhjet

Mun: Ndarja e Bosnjës, e pamundur


Të gjithë qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës duhet ta pranojnë se e ardhmja e tyre është në Bosnjë dhe se nuk ka zgjidhje të tjera, ka deklaruar ambasadori amerikan në Bosnjë, Patrik Mun.

“Ndarja e cilësdo pjesë të vendit, jo vetëm që është antikushtetuese, por edhe e pamundur. Retorika, e cila sugjeron një gjë të tillë, është e papranueshme dhe e rrezikshme. Vetëm Bosnja e bazuar në Kushtetutë dhe ligje mund të realizojë qëllimin e integrimit në Evropë”, ka thënë Mun para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë.

Ai i ka kërkuar nga qytetarët e Bosnjës të pranojnë faktin se ndryshimi i mëtejshëm i kufijve të brendshëm nuk është i mundur.

Çdo interes politik që fokusohet në pretendime të pamundshme territoriale vetëm se do të nxisë ndarje etnike dhe do të largojë vëmendjen nga reformat dhe integrimet evropiane, me të cilat do të përmirësohej mënyra e jetesës, ka thënë ambasadori amerikan në Bosnjë e Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG