Ndërlidhjet

Paris: Largimi i Gadafit, i pashmangshëm


Franca tha se tashmë nuk është në pyetje nëse do të largohet ose jo regjimi i Muamer Gadafit nga Libia, por vetëm mënyra se si do të bëhet një gjë e tillë.

“Pyetja që shtrohet sot është se nën cilat kushte do të largohet Gadafi”, u ka thënë ligjvënësve francezë ministri i Jashtëm, Alen Zhipe.

Ky i fundit ka pranuar se ekzistojnë dallime në mesin anëtarëve të Bashkimit Evropian për mënyrat se si të detyrohet lideri libian të lërë pushtetin pas 40 vjetësh.

“Disa nga partnerët tanë konsiderojnë se sanksionet janë të mjaftueshme, e disa jo”, ka thënë Zhipe, për të shtuar se largimi i Gadafit është më se i pashmangshëm për të dalë nga kriza.
XS
SM
MD
LG