Ndërlidhjet

EULEX-i zhvarros eshtrat e tre personave


Ekspertë të EULEX-it nga Departamenti për Mjekësi Ligjore kanë zhvarrosur eshtrat e 3 personave dhe kanë kthyer eshtrat e 2 personave të tjerë në fshatin Pastesel, afër qytetit të Rahovecit.

"Të tre personat e zhvarrosur do të merren në Departamentin për Mjekësi Ligjore, në mënyrë që të bëhet autopsia e tyre dhe të identifikohen", thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Alan Robinson, bashkëkryesuesi i Departamentit për Mjekësi Ligjore, tha se ky institucion "është i angazhuar plotësisht në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet përkatëse".

"Ka qenë një numër i identifikimeve të gabuara të bëra në vitin 1999. Zyra jonë e ka adresuar këtë çështje në mënyrë intensive. Këtë sezon, ne do të vazhdojmë për t'i kryer zhvarrimet, për të korrigjuar identifikimet e gabuara. Puna është komplekse dhe ka nevojë për bashkëpunimin e familjeve", tha Robinson.
XS
SM
MD
LG