Ndërlidhjet

SHBA: Rrezikohet bllokada e qeverisë për shkak të buxhetit


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbajtur takime vonë gjatë natës, me liderët e Kongresit në Uashington, lidhur me çështjet buxhetore, me shpresë se do të shmanget bllokada e qeverisë federale.

Megjithatë, nuk është raportuar për ndonjë kthesë.

Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk pajtohet lidhur me atë se sa shumë të shkurtohet buxheti federal, me qëllim që të filloj ulja e borxhit të madh të vendit.

Nëse ata nuk arrijnë pajtueshmëri gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e qeverisë, do të filloj të bllokohet të shtunën, për shkak të mungesës së fondeve.
XS
SM
MD
LG