Ndërlidhjet

NATO pranon sulmin ndaj rebelëve por nuk kërkon falje



NATO refuzoi të kërkojë falje për sulmin vdekjeprurës ajror ndaj tankeve të rebelëve libianë, duke sqaruar se situata në tokë ka qenë "ekstremisht fluide".

Sulmi i NATO-s gabimisht e goditi një tank të rebelëve afër qyteti lindor Brega më 7 prill, duke vrarë dy kryengritës. Brega ka qenë fokusi i luftimeve të përditshme ndërmjet rebelëve dhe besnikëve të Gadafit.

Kundëradmirali Rasell Harding, zv/komandant i NATO-s në operacionet në Libi, tha se para të enjtes aleanca nuk kishte informacione se rebelët po përdornin tanke.

"Nuk po kërkoj falje. Situata në teren ishte ekstremisht fluide dhe mbetet e tillë. Deri dje nuk kishim informacion se forcat e opozitës po përdornin tanke", tha Harding.

Ndërkohë, kryengritësit libianë e kanë mirëpritur marrëveshjen paqësore të Turqisë, e cila bën thirrje për armëpushim dhe kërkon që forcat besnike të Moamer Gadafit të tërhiqen nga qytetet e rrethuara në perëndim të vendit.

Udhëheqësit e kryengritësve thanë se ata janë të gatshëm të pranojnë propozimin turk nëqoftëse Gadafi dhe familja e tij e braktisin vendin.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se propozimi do të diskutohet në takimin mbi Libinë që javën tjetër do të mbahet në Katar. Ai gjithashtu e siguroi opozitën libiane se Turqia i mbështet kërkesat e tyre.
XS
SM
MD
LG