Ndërlidhjet

Gazetarit të burgosur iranian i ndahet çmimi i UNESCO-s



Gazetari iranian Ahmad Zeidabadi, i cili ndodhet në burg, ka fituar çmimin e UNESCO-s për gazetari.

UNESCO tha se e ka zgjedhur Zeidabadin, ish kryeredaktorin e gazetës “Azad” dhe kontribuesin e shërbimit të BBC-së në gjuhën persiane si laureat të çmimit Gilermo Kano për Lirinë e Shtypit në Botë.

Zeidabad ishte në mesin e qindra të arrestuarve gjatë shtypjes së protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në qershor 2009.

Ai u dënua me 6 vjet burg nën akuzat për përmbysjen e pushtetit me “revolucion të butë”.

Çmimi mban emrin e gazetarit kolumbian Guilermo Kano, i cili u vra para zyrës së tij në vitin 1986.
XS
SM
MD
LG