Ndërlidhjet

Të shtëna armësh në nëndetësen bërthamore britanike



Një njeri e ka humbur jetën ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nga të shtënat në nëndetësen bërthamore britanike.

BBC raportoi se një person është kapur dhe dyshohet si fajtor për të shtënat.

Policia ende nuk i ka konfirmuar njoftimet.

Ky nuk është incidenti i parë në këtë nëndetëse. Vitin e kaluar nëndetësja e "humbi" rrugën afër Skocisë dhe goditi bregun, por nuk pati pasoja.

Asokohe u largua nga detyra komandanti i nëndetëses, Andy Coles.
XS
SM
MD
LG